Home Aktualitet Plagoset Vali Corleone, zbulohen detajet e ngjarjes
Plagoset Vali Corleone, zbulohen detajet e ngjarjes
0

Plagoset Vali Corleone, zbulohen detajet e ngjarjes

0
0

Në orët e para të mëngjesit është mësuar se këngëtari  Princ Valentino Corleone është plagosur.

Ky lajm është bërë i ditur nga një njoftim i Policisë së Kosovë.

Në njoftim thuhet se nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dyshohet se sulmi ndaj biznesmenit të njohur ka ardhur nga një shtetase kosovare rreth moshës 22- vjeçare.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë e tipit Pistoletë , thuhet në njoftim.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma.

Për momentin nuk dihen motivet e incidentit.

Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit.

Linku: Gazeta- shqip.com

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvhCLvJBShH/?utm_source=ig_web_copy_link