Home Aktualitet Media shqiptare në zi! Gazetari i njohur ndahet papritur nga jeta
Media shqiptare në zi! Gazetari i njohur ndahet papritur nga jeta
0

Media shqiptare në zi! Gazetari i njohur ndahet papritur nga jeta

0
0

Mediat shqiptare janë prekur nga një lajm i trishtë pak orë më parë. Gazetari i njohur Nimet Isufi ësshtë ndarë nga jeta papritur duke lënë shumë dhimbe tek miqtë dhe të afërmit.

Lajmin e ka bërë të ditur Union i Gazetarëve të Shqipërisë.

Gazetari Nimet Isufi është ndarë nga jeta një ditë më parë, prej një arresti kardiak, në moshën 42 vjeçare. Familjarë dhe të afërm, por kolegë të shumtë të tij janë hidhëruar prej këtij lajmi të hidhur.

Kolegu Nimet Isufi lindi në Shkodër dhe ishte diplomuar në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

Prej disa vitesh punoi si gazetar në disa gazeta në Tiranë, si “Republika”, “Metropol” dhe disa online. Më pas kaloi në sektorin e marrëdhënieve me publikun, duke punuar si shef i PR në Universitetin Epoka etj.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë përcjell ngushëllimet për familjen Isufi dhe mbetet në dhimbjen e thellë për humbjen e një kolegu në moshën më të re dhe më të sukseshme profesionale.

I paharruar do të mbetesh ndër ne i dashur Nimet!

Linku: https://www.facebook.com/UnioniIGazetareveShqiptare/

Burimi i fotos:unsplash.com