Humbje e thellë! Ndahet nga jeta në moshën 33 vjeçare bateristi i njohur
Jaclyn Hill njoftoi të enjten se ish-bashkëshorti i saj, Jon Hill, ka vdekur.
Ylli i YouTube, e cila u bë e famshme për tutorialet e saj të grimit në platformën e mediave sociale.
“Me keqardhje dhe pikëllim të thellë raportojmë se i dashuri ynë Andrew Jonathan Hill ndërroi jetë më 10 gusht 2022. Ne jemi të gjithë të shkatërruar nga tragjedia e papritur. Familja Hill kërkon privatësi gjatë kësaj kohe të vështirë.”u shpreh Hill në Instagram.
Jon ishte një baterist i famshëm ,por edhe vlogger gjatë kohës që ishte i martuar me yllin e youtube.
Bateristi kishte folur më parë për luftën e tij me varësinë nga droga, duke rrëfyer për Billboard në 2019 se ishte arsyeja pse ai dhe Jaclyn u ndanë.
“Gjatë vitit tonë të tretë të martesës, arrita në një pikë ku po pata konvulsione sepse isha në shumë gjëra”- u shpreh bateristi.Ende nuk dihet se si ka vdekur artisti, por dyshimet e para tregojnë se shkaku ka qenë abuzimi me drogërat.
Linku: https://www.instagram.com/stories/jaclynhill/2902740170644175395/
https://pagesix.com/2022/08/11/jaclyn-hills-ex-husband-jon-hill-dead-at-33/?_ga=2.127085773.1901968458.1660312281-1579507618.1658148379
Burimi i fotos: pexels.com