Home ShowBiz Në gjendje të rënduar, aktorja e njohur shpërthen ndaj mjekëve
Në gjendje të rënduar, aktorja e njohur shpërthen ndaj mjekëve
0

Në gjendje të rënduar, aktorja e njohur shpërthen ndaj mjekëve

0
0

Keke Palmer ka diskutuar sinqerisht për luftën e saj me aknet e të rriturve.

Aktorja “Nope” postoi në llogarinë e saj në Instagram një video ku shfaqet pa grim teksa flet hapur për problemet e saj me lëkurën.

Ajo u kërkon kirurgëve plastikë që të gjenin një zgjidhje për problemin e vazhdueshëm me aknet të cilat prej kohësh po e mundojnë.

Në mbishkrimin shoqërues, Keke tha me ironi se do të vinte “shtëpinë e saj në treg” për të paguar tarifën nëse një mjek mund të gjente më në fund një zgjidhje për të pastruar aknet e saj.

“Unë po mendoja vetëm për faktin se kirurgët plastikë janë të mrekullueshëm, në rregull? Ata mund t’ju bëjnë një operacion gjoksi, sipër muskulit, nën muskul, liposuksion, bark, BBL, madje mund të implantojnë muskuj, dua të them, lista vazhdon. Por ata nuk mund të kuptojnë se si të pastrojnë lëkurën e dikujt? Gjithë këto vite dhe gjithë këto shpikje, nuk mund ta kuptosh se si ta heqësh lëkurën e bukur nga të pasmet dhe ta vendosësh në fytyrën time? Jam e lodhur. Njerëzit këtu me puçrra po luftojnë dhe ju nuk e keni gjetur atë kurë? Mjaft!”, shprehet aktorja.

Në dhjetor 2020, Keke tregoi se ajo ishte diagnostikuar me sindromën e vezores policistike (PCOS). Simptomat mund të ndryshojnë midis grave, por më të zakonshmet përfshijnë periodat e parregullta, rritjen e tepërt të flokëve, hollimin e flokëve dhe lëkurën me vaj ose aknet.

Linku: https://uk.style.yahoo.com/keke-palmer-tired-struggling-adult-080828039.html

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CgcklSQPFPw/?utm_source=ig_web_copy_link