Home Lifestyle 4 shenja të dhimbjes kronike vaginale për të cilat duhet t’i drejtoheni menjëherë doktorit
4 shenja të dhimbjes kronike vaginale për të cilat duhet t’i drejtoheni menjëherë doktorit
0

4 shenja të dhimbjes kronike vaginale për të cilat duhet t’i drejtoheni menjëherë doktorit

0
0

Pothuajse çdo grua përjeton dhimbje vaginale.

Qoftë pas seksit ose gjatë menstruacioneve duhet të kuptojmë se një shqetësim vaginal nuk largohet gjithmon vetë. Ndonjëherë mund të jetë një shenjë e diçkaje më serioze, si një infeksion i traktit urinar, një infeksion seksualisht i transmetueshëm ose një gjendje kronike.

Vulvodinia (dhimbja kronike e vulvës) është një shkak i mundshëm i dhimbjes vaginale, shqetësimit, acarimit dhe inflamacionit.

Zbuloni më shumë se çfarë është saktësisht vulvodinia dhe mësoni për simptomat më të zakonshme më poshtë.

Çfarë është Vulvodynia?

Sipas klinikës Mayo, “vulvodinia është dhimbje kronike ose shqetësim rreth hapjes së vaginës (vulvës) tuaj për të cilën nuk ka një shkak të identifikueshëm dhe që zgjat të paktën tre muaj.”

Vulvodinia mund të jetë aq e dhimbshme saqë e bën edhe seksin në dukje të pamundur.

Thënë kështu, ka një sërë shkaqesh të mundshme, duke përfshirë lëndimin ose acarimin e nervit të vulvës, muskujt e dobët të dyshemesë së legenit, ndryshimet hormonale, fibrat nervore shtesë të vulvës, disa alergji kimike, faktorë gjenetikë ose reagim të tepruar në qelizat e vulvës së infektuar ose të dëmtuar.

Disa nga simptomat më të zakonshme janë:

1.Djegia gjatë gjithë kohës

2.Dhimbje ose vrazhdësi

3.Kruajtje shqetësuese

4.Ënjtje ose acarim

Linku: https://littlethings.com/lifestyle/body-armor-back-to-school-ad-texas-guns

Burimi i fotos: freepik.com