Home ShowBiz Cardi B ngjall reagime të shumta me tatuazhin e saj të parë në fytyrë
Cardi B ngjall reagime të shumta me tatuazhin e saj të parë në fytyrë
0

Cardi B ngjall reagime të shumta me tatuazhin e saj të parë në fytyrë

0
0

Cardi B po shton koleksionin e saj të tatuazheve, por këtë herë në fytyrë.

Gjatë fundjavës, stilisti i flokëve Luis Santana  ndau në Instagram një video të shoqes së tij Cardi e cila ishte duke realizuar një tatuazh në fytyrën e saj.

“Tatuazh surprizë”, ka shkruar ai në video.

Më vonë, artisti i tatuazheve Robinson De Los Santos ndau një pozë përkrah këngëtares në llogarinë e tij në Instagram.

Fansat besojnë se reperja mund të ketë shkruar në fytyrën e saj emrin e të birit, Wave.

Artistja la të kuptohej se donte një tatuazh të tillë specifik në një postim muaj më parë, në të cilin shkroi: “Në mënyrë të rastësishme, por …. Unë jam 1% afër duke ia gdhendur emrin e bijve të mi në fytyrë… Unë me të vërtetë dua ta bëj atë!”

Ndërsa një llogari e fansave të Cardi ndau gjithashtu një selfie që tregonte tatuazhin e ri të fytyrës së yllit, megjithatë ajo dhe as Santos nuk kanë postuar një pamje nga afër të tij duke mos e zbuluar.

Fansat e  reperes kishin reagime të ndryshme ndaj postimit, me një koment: “OMG nuk është një veprim i mirë… Më pëlqen Cardi.B.”

Të tjerë mbrojtën vendimin e Cardi, me një shkrim: “Trupi i saj është zgjedhja e saj dhe ajo që ajo bën nuk ndikon as në jetën tuaj të përditshme.”

Linku: https://www.billboard.com/music/music-news/cardi-b-face-tattoo-2-1235128001/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfcQT2EujZQ/?utm_source=ig_web_copy_link