Home Sport Real Madridi dominon në çmimet e UEFA-s ,ja kush shpallet lojtari dhe trajneri i vitit
Real Madridi dominon në çmimet e UEFA-s ,ja kush shpallet lojtari dhe trajneri i vitit
0

Real Madridi dominon në çmimet e UEFA-s ,ja kush shpallet lojtari dhe trajneri i vitit

0
0

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema u emërua Lojtari i Vitit nga UEFA gjithashtu edhe trajneri i Real Madrit, Carlo Ancelotti, mori nderimet e trajnerit pasi e udhëhoqën klubin drejt titullit rekord të 14-të të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Benzema ishte në kulmin e performancës së tij, duke shënuar 15 herë në garë dhe duke ngritur trofeun për herë të pestë në karrierën e tij pasi skuadra spanjolle mundi Liverpoolin në finale.

Ancelotti u bë trajneri i parë që fitoi katër herë trofeun e klubit më prestigjioz në Evropë. Ai së pari fitoi titullin me AC Milan në 2003 dhe 2007 përpara se ta fitonte atë me Realin në 2014.

Kur u pyet se si ishte bërë trajneri më i suksesshëm në kompeticion, Ancelotti tha: “Pasionin që kam për sportin dhe cilësinë e lojtarëve.

Për Benzemën, Ancelotti tha: “Karim nuk është thjesht një sulmues fantastik dhe golashënues, ai është një futbollist fantastik, i mbështetur nga një qëndrim i mrekullueshëm dita ditës.

Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit ai përmirësoi njohuritë e tij, ai e njeh shumë mirë lojën, si ta menaxhojë lojën dhe është një lider i fortë në dhomën e zhveshjes dhe një mik i mirë i imi. Jemi me fat që kemi Karimin.’

Linku:

https://www.dailymail.co.uk/sport/football/article-11146647/Karim-Benzema-wins-UEFA-Player-Year-Carlo-Ancelotti-crowned-Manager-Year.html

Burimi i fotos: freepik.com