Home ShowBiz Prekëse! Tayna emocionon fansat me gjestin special
Prekëse! Tayna emocionon fansat me gjestin special
0

Prekëse! Tayna emocionon fansat me gjestin special

0
0

Reperja e njohur , Tayna, ka bërë një vizitë speciale së fundmi në SOS Fshatin e Fëmijëve të Kosovës.

Artistja është njohur nga afër me fëmijët që rriten dhe jetojnë në qendrën në fjalë, dhe ka ndarë aktivitete argëtuese me ta.

Ka qenë vet faqja zyrtare e SOS Fshatrave të Fëmijëve të Kosovës në Facebook, ajo e cila ka njoftuar mbi këtë vizitë të veçantë.

Vizita e saj në këtë institucion, nuk ak emociouar vetëm fëmijët, por edhe fansat e artistes.

“Në SOS Fshat sot pritëm një mikeshë shumë të veçantë, artisten tashmë të njohur jo vetëm në Kosovë, Tayna. Tayna kaloi disa momente jashtëzakonisht të mira me fëmijët dhe të rinjtë në SOS Fshat. Tayna u habit se sa të talentuar janë fëmijët dhe të rinjtë e SOS Fshatit dhe pjesa më e mirë e takimit ishte këndimi së bashku me fëmijët. “ – u shpreh profili zyrtar i institucionit në Facebook.

Linku: https://www.facebook.com/SOSfshatratks/photos/pcb.10159509362277763/10159509362042763

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CeEfjv8gAF5/