Atletja e njohur Luiza Gega, ka qënë pjesë e emisionit të kërcimit, “Dance Albania” për gati 2 javë.
Në puntatën e kaluar sportistja njoftoi se kishte vendosur t’i jepte fund eksperiencës së saj në emision për shkak të sportit të saj.
Ajo u shpreh se e kishte ëndërr të merrte pjesë në një emision të tillë, por nuk e kishte menduar se do t’i kushtonte kaq shumë kohë.
“Kur e shikoja këtë program nga jashtë, dukej si diçka argëtuese. Kur erdha këtu, kuptova se kërkon shumë impenjim. E kam të pamundur të jap më të mirën time. Për këtë koreografi kam bërë vetëm një ditë provë. Por nuk është maksimumi, unë dua të jap maksimumin”.
“Uroj shumë që sado të kem përcjellë diçka, e di që mundem shumë më shumë se kaq sepse ndonjëherë i di aftësitë e tua dhe e di që po të përkushtohem, por ky nuk është maksimumi im sepse nuk e jap për shkak të kohës. Ju lutem të më mirëkuptoni juria, jam shumë e lumtur që isha pjesë e kësaj duke pasur një juri si Klaudia, Iliri, Ermali. Uroj që produksioni të më mirëkuptojë, zysh Enada që ka bërë një punë të mrekullueshme me mua, Kristi gjithashtu. I gjithë publiku që radhën e kaluar kam marrë komente sikur të kisha fituar një garë si kampione Europe, komente pozitive pafund. Më vjen vërtet shumë keq që e ndërpres këtë eksperiencë kaq të bukur për mua”, është shprehur ndër të tjera kampionia.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CjGfnqyNLIj/?utm_source=ig_web_copy_link
Linku: https://youtu.be/iVUkqZcJSj4