Home ShowBiz Aktorja e dashur për shqiptarët Mariqui i jep fund beqarisë, dalin pamjet e ceremonisë madhështore
Aktorja e dashur për shqiptarët Mariqui i jep fund beqarisë, dalin pamjet e ceremonisë madhështore
0

Aktorja e dashur për shqiptarët Mariqui i jep fund beqarisë, dalin pamjet e ceremonisë madhështore

0
0

Aktorja e dashur për publikun shqiptar,  Maite Perroni, e cila ka luajtur rolin e Mariquit në filmin e njohur “Kujdes nga Engjëlli” u martua me Andres Tovarin.

Aktorja e njohur ndau disa poza, gjatë një ceremonie ëndrrash në Brave Valley. Të rrethuar nga dashuria e familjes dhe miqve të tyre, çifti tha ‘po’ njëri-tjetrit, pas një viti që konfirmuan lidhjen e tyre.

Edhe pse fillimi i historisë së tyre u shoqërua me shumë polemika, dyshja ka hedhur hapin e radhës për lidhjen e tyre, duke treguar se janë më të dashuruar se kurrë dhe duke ripohuar dëshirën e tyre për t’u bërë prindër shumë shpejt, dëshirë për të cilën kanë folur shumë herë.

 

Linku: https://www.instagram.com/p/CjehBv1MfgU/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CjiDGuGrtJR/?utm_source=ig_web_copy_link