Home ShowBiz “Ushtrojnë presion në mënyrë shumë të dhimbshme”, Miss Universe Albania shokon me deklaratën
“Ushtrojnë presion në mënyrë shumë të dhimbshme”, Miss Universe Albania shokon me deklaratën
0

“Ushtrojnë presion në mënyrë shumë të dhimbshme”, Miss Universe Albania shokon me deklaratën

0
0

Miss Universe Albania, Ina Dajçi përpara disa kohëve bëri një deklaratë të fortë lidhur me çfarë kishte parë dhe përjetuar në konkurset e bukurisë.

Deklarata e saj u bë tepër virale dhe shkaktoi jo pak zhurmë në rrjet.

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5”, modelja ka zbuluar më shumë rreth eksperiencave dhe deklaratës së saj.

Ajo u shpreh se në atë konkurse ushtrohej shumë presion që bëhet nga njerëzit që komentojnë, ata që janë të brendshëm në staf si dhe ata që shikojnë nga jashtë.

“Vajzat në konkursin në Miss Universe në Izrael ishin shumë të shqetësuara për pamjen e tyre. Disa ishin me plagë të freskëta të ndërhyrjeve. Atyre u ushtrohet një presion shumë i madh, për të qenë perfekte.

Presioni bëhet nga njerëz që komentojnë, por dhe njerëzit që janë aty. Ushtrojnë presion në mënyrë shumë të dhimbshme. Një nga eksperiencat e para, pasi fitova në Shqipëri. Një nga gjërat që na kërkuan në fillim ishte një video ku ti tregon si do ta përdorësh platformën e Miss Universe. Jam pjesë e një misioni humanitar në New York.

Kisha bërë një video ku isha veshur me një kostum me motive shqiptare. Kostumi im ishte i mbyllur dhe në momentin që ua tregova këtë video, një nga organizatorët më tha je shumë e zgjuar, por je shumë e mbyllur në videon tënde, nuk po na tregon asgjë”– tregoi modelja.

Linku: https://www.instagram.com/tch_ftesene5/

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/ina.dajci.9