Home ShowBiz Ish e dashura e Don Xhonit dhunohet brenda një reality show, pamjet bëhen virale
Ish e dashura e Don Xhonit dhunohet brenda një reality show, pamjet bëhen virale
0

Ish e dashura e Don Xhonit dhunohet brenda një reality show, pamjet bëhen virale

0
0

Modelja, Ariana Lirey, është bërë e njohur për publikun shqiptar për shkak të lidhjes së saj me Don Xhonin.

Edhe pas ndarjes së tyre modelja ruse ka qënë në qendër të mediave rozë për shkak të deklaratave të saj për reperin.

Mirëpo së fundmi një video ku protagoniste është pikërisht ajo po qarkullon me shpejtësi në rrjet.

Ariana është bërë pjesë e reality show-t “Reality Dom” ku ka rënë pre e një sulmi të dhunshëm ndaj saj nga një tjetër konkurrent.

Në video shihet se modelja qëndron shtrirë në momentin kur konkurrenti e godet me sende dhe pastaj shkon drejt saj për ta tërhequr, duke u penguar ngga dy konkurrente të tjera të ndodhura në vendin e ngjarjes.

Sipas përshkrimin e video-s nga faqja zyrtare e programit, bëhet fjalë për një ish-partner tjetër të saj, Artem Grant. Të dy janë pjesë e “Reality Dom” dhe sulmi i tij ka ardhur pas një debati mes tyre.

Ariana mendon se ai duhet të përjashtohet nga programi pas asaj që ka ndodhur, ndërkohë që publiku mesa duket ështëi ndarë në dysh, pasi Artem pak kohë pas zënkës i është nënshtruar një ndërhryje në zemër dhe ka prej atyre që mendojnë se ajo duhet të jetë më e ndjeshme ndaj tij.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CX5kH33sacj/?utm_source=ig_web_copy_link

Linku: https://www.instagram.com/reel/Cie0vVGtV6d/?utm_source=ig_web_copy_link