Home Aktualitet Arti në zi, ndahet nga jeta aktorja e filmit të animuar “E Bukura dhe Bisha”
Arti në zi, ndahet nga jeta aktorja e filmit të animuar “E Bukura dhe Bisha”
0

Arti në zi, ndahet nga jeta aktorja e filmit të animuar “E Bukura dhe Bisha”

0
0

Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare aktorja irlandeze-britanike dhe amerikane, Dame Angela Lansbury e famshme për rolet e saj ikonë në filmat “Murder, She Wrote” dhe “Beauty and the Beast”.

Familja e tij tha në një deklaratë se: Fëmijët e Dame Angela Lansbury janë të pikëlluar të njoftojnë se nëna e tyre ndërroi jetë paqësisht në gjumë në shtëpinë e saj në Los Angeles në orën 1:30 të mëngjesit vetëm pesë ditë para ditëlindjes së saj të 97-të.

Lansbury ishte më e njohur për portretizimin e saj të shkrimtares misterioze dhe detektives amatore, Jessica Fletcher në serialin dramatik të krimit amerikan, “Murder, She Wrote”, i cili u shfaq për 12 sezone nga 1984-1996. Për rolin e saj u nominua për 10 “Golden Globes”, duke fituar katër, së bashku me 12 nominime për 12 “Emmy”, duke i dhënë asaj rekordin për më së shumti nominime në “Golden Globe” dhe çmimin për “Aktoren më të mirë” në një serial drama televiziv.

Ajo ishte gjithashtu e njohur edhe për huazimin e zërit për personazhin ‘Mrs Potts’ në vitin 1991 në filmin e animuar “Beauty and the Beast”. E lindur në Londër, nëna e saj, Moyna MacGill, ishte një aktore dhe babai Edëard Lansbury një politikan. Ai ndërroi jetë kur ajo ishte vetëm 9-vjeçe dhe jo shumë kohë pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, familja u zhvendos në SHBA në vitin 1940, duke u vendosur në New York.

Në vitin 2013, ajo mori një çmim “Oscar” për karrierën e saj 80-vjeçare të aktrimit. Lansbury fitoi pesë çmime “Tony” për shfaqjet e saj në Broadway. Ajo fitoi nominime për çmimin Oscar si aktore dytësore për dy nga tre filmat e saj të parë, “Gaslight” (1945) dhe “The Picture of Dorian Grey” (1946), dhe u nominua përsëri në vitin 1962 për “The Manchurian Candidate”.

Linku:https://www.yahoo.com/entertainment/angela-lansbury-murder-she-wrote-beauty-and-the-beast-obituary-204636300.ht

Burimi i fotos: pexels.com