Home ShowBiz “Situata është tepër e rënduar”, Blero flet për herë të parë për ndarjen nga Afrona  
“Situata është tepër e rënduar”, Blero flet për herë të parë për ndarjen nga Afrona  
0

“Situata është tepër e rënduar”, Blero flet për herë të parë për ndarjen nga Afrona  

0
0

Këngëtari i njohur, Blero prej kohësh në rrjet është përfolur  se aai dhe partnerja e tij, Afrona, i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Mirëpo këngëtari ka preferuar gjithmon të jetë hermeik për sa i përket kësaj çështje, duke mos dhënë asnjë detaj më tepër.

Mirëpo së fundmi Blero ka bërë nj postim të gjatë në llogarinë e tij në Instagram, ku ka rrëfyer periudhën të cilën është duke përjetuar.

Ai është shprehur se martesa e tij me Afronën ka marrë fund dhe se do të donte të kishte mirëkuptimin e të gjithëve, pasi situata është tepër e rënduar.

Ndër të tjera ai nënvizoi faktin se arsyet e ndarjes janë tepër personale, të cilat i përkasin atyre të dyve.

“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës.

Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj- ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të.

Ky vendim i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”, shkruan këngëtari në postim.

Linku: https://www.instagram.com/stories/bleromuharremi/2948204910966322832/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BgyQGJLFaiX/?utm_source=ig_web_copy_link