Home ShowBiz Ndezi skenën e “DWTS” me tangon e nxehtë, Megi Pojani ka dy fjalë për kritikat mbi sensualitetin e saj
Ndezi skenën e “DWTS” me tangon e nxehtë, Megi Pojani ka dy fjalë për kritikat mbi sensualitetin e saj
0

Ndezi skenën e “DWTS” me tangon e nxehtë, Megi Pojani ka dy fjalë për kritikat mbi sensualitetin e saj

0
0

Megi Pojani di si të rrëmbejë gjithmon vëmendjen në çdo dalje të saj.

Punatatën e kaluar në ‘Dance With The Stars” ajo ka ndezur sërish skenën me në një tango tepër sensuale me Jurgenin.

Edhe pse publikut në studio i pëlqeu performanca e moderatores, duke e duartrokitur fort, juria përsëri solli në vëmendjen faktin se sensualiteti i saj është disi i tepruar gjatë performancave.

Pa hezituar aspak, Megi vendosi të repikojë ndaj gjykimit të juries.

“Dua thjesht që të sqaroj diçka, sepse u tha edhe javën e kaluar dhe nuk dua që kjo gjë të kalojë në përsëritje edhe në javët në vazhdim.

Ajo që u tha javën e kaluar lidhur me sensualitetin tim, sikur të ishte diçka e ekzagjeruar. Ndoshta unë nuk kam fizikun e një balerine dhe vjen ndryshe kur e bën unë një lëvizje dhe ndryshe kur bëhet nga një balerinë, por fakt është që kjo gjë punohet me profesionalizëm dhe nuk është asnjëherë vulgare.

Ishte një përsëritje që nga java e kaluar, ndaj m’u desh ta sqaroja”, është shprehur Megi.

 

Linku: https://youtu.be/lepIpnQpAiA

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CjBACEsqvXW/?utm_source=ig_web_copy_link