Roza Lati është tepër aktive si në ekran ashtu edhe rrjetet e saj sociale.
Së fundmi moderatorja ka qënë e ftuar në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell” ku padashje ka zbuluar lidhjen e saj të dashurisë.
Gjatë një diskutimi të bërë mes të ftuarve dhe astrologes Meri Shehu lidhur me shenjat e horoskopit, Roza Lati ka ndërhyrë pasi nuk e pranonte përshkrimin e Merit për shenjën e binjakëve.
Roza ka këmbëngulur duke sqaruar se Binjakët nuk janë sipërfaqësor siç shprehet Meri, por sipas saj ata u shkojnë gjërave shumë thellë.
Kundërpërgjigjia e Merit e ka ‘detyruar’ disi moderatoren të zbuloi më tepër për jetën e saj sentimentale.
“Përse nuk je e martuar, meqë nuk je sipërfaqësore?”, ka kundërshtuar Meri.
“E martuar nuk jam, por nuk është se s’jam pa martuar. Nuk e kam bërë të madhe, por unë me dikë jam. Kam hyrje-dalje me familjarët”, ka zbuluar Roza.
Më tej, ajo zbuloi se i dashuri i saj ka të njëjtën shenjë horoskopi me të dhe të dy përshtaten shumë me njëri-tjetrin.
Linku: https://youtu.be/QQbwmE4KwN4
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CicRpUVDQGZ/