Home ShowBiz “Kam kaluar në ishemi cerebrale pasi më hoqën nga puna”, Doktori i Fiksit përlot me rrëfimin e dhimbshëm
“Kam kaluar në ishemi cerebrale pasi më hoqën nga puna”, Doktori i Fiksit përlot me rrëfimin e dhimbshëm
0

“Kam kaluar në ishemi cerebrale pasi më hoqën nga puna”, Doktori i Fiksit përlot me rrëfimin e dhimbshëm

0
0

Gent Pjetri, i njohur për publikun mbarë si ‘Doktori i Fiks Fare’  është rikthyer sërisht në ekran për një rrëfim të rrallë si asnjëherë më parë.

Ai ka qënë i ftuar së fundmi në emisionin “Të Harruarit”, ku mes të tjerash ka kujtuar edhe momentin kur u shkëput nga emisioni Fiks Fare.

Gjatë rrëfimin teksa përlotet ai shpjegon se ishte alkooli ai që u bë shkak për largimin e tij, ndërsa ironitë dhe epitetet ndaj tij e kishin përkeqësuar më tepër gjendjen.

Mes të tjerash Doktori zbuon se në momentin kur e kanë hequr nga ekrani ai ka kaluar në ishemi cerebrale.

“Nuk është se u shkëputa nga Fiks Fare, por unë u bëra armiku i vetes sepse më pëlqente ta pija një gotë raki, por jo ta teproja. Por ja që kur shkoja në punë gjeja një shprehje që thoshin … dhe aty e tejkalova sepse nuk e duroja më atë lloj shprehje. S’ja vlen të flas shumë sepse personi që e ka bërë atë muhabet e di shumë mirë atë muhabet dhe ai e di.

Kur ta shohin le të flasin.  E dua shumë..  E për të mos luajtur mendësh e mos të kaloja në depresion detyrohesha të pija pak  më shumë secc duhet. Kjo nuk është zgjidhje, nuk është e drejtë, por kam heq e kam vujt, si shumë të tjerë. Ama di të them vetëm diçka… në qoftëse do të dënosh një aktor, hiqe nga skena.

Në momentin që mua më hoqën nga ekrani unë kalova në ishemi cerebrale”, është shprehur Genti.

Linku: https://youtu.be/rwzo5wJr0xI

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo/?fbid=171589933217927&set=a.135902456786675