Kalon në plan të dytë për PM, Sarah Berisha ka një mesazh të rëndësishëm për vajzat beqare
Sarah Berisha dhe Dj Pm janë padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun.
Prej muajsh tashmë ata po shijojnë romancën e dashurisë së formuar gjatë pjesëmarrjes së tyre në BBV.
Mirëpo së fundmi Sarah ka postuar një video në InstaStory ku tregon hapur se kur vjen fjala për futboll Sara del në plan të dytë për PM.
Madje ajo ka një mesazh për të gjitha vajzat beqare që të mos gjejnë një të dashur të apasionuar pas sportit.
“Ky i imi është super i mërzitur se Milan po del 1 me 1 ose nuk e di.
Një mesazh për ju vajzat që jeni single, mos gjeni të dashur që dashuron futbollin, sepse gjithmonë do të jeni në vend të dytë.”, shprehet Sarah ndërsa qëndron e ulur në një tavolinë me PM dhe Kledin.
Linku: https://www.instagram.com/stories/sarah.berisha/2950528915781415887/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CcI6Gg-rJMH/?utm_source=ig_web_copy_link