Mozzik është një nga këngëtarët më të dashur të estradës sonë.
Ai vazhdon të komentohet nga mediat rozë për ndarjet dhe ribashkimi e vazhdueshme me Loredanën.
Së fundmi ai ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram, ku nuk mund të shmangeshin pyetjet për gjendjen e tij apo planet për të ardhmen.
I pyetur se cila është arsyeja pse duket të jetë shumë i thyer kohët e fundi, ai dha një përgjgje të shkurtër, por tepër domethënëse ‘Po jetoj’.
“A e mendon veten përsëri Baba”, pyet një nga ndjekësit.
Këngëtari nuk ka hezituar duke u përgjigjur, “Po more”.
E ndërsa këngëtari numëron shumë suksese qëllimi i jetës së tij është për t’i krijuar mundësi të mira për të jetuar brezave me radhë.
“Me i rehatuar nipat e nipave dhe mbesat e mbesave”, u përgjigj Mozzik.
Linku: https://www.instagram.com/stories/mozzik/2954197341567820659/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJb1aOdFnzJ/?utm_source=ig_web_copy_link