I cilësuar si filmi më i mirë horror shqiptar, ja kur do të mbahet premiera e tij në Cineplexx
Mistere, lakimi, gënjeshtra, vrasje dhe një shumëllojshmëri emocionet të ngërthyera së bashku përcjellin shikuesin në të gjithë ngjarjet e tij.
Filmi më i ri “Kthetrat e shqiponjës” bën bashkë realitetin e hidhur shqiptar që la pas periudha e errët komunizmi me trillin e horrorit.
Ekip ka shpenzhuar orë të tëra duke ‘sfiduar’ temperaturat e ulta dhe ngricat e muajit shkurt teksa xhironin në një nga bunkierët në rrethinat e Tiranës.
I xhiruar nën kujdesin e regjisorit italian Alex Visani, i cili është një nga yjet në rritje të kinemasë së pavarur italiane, filmi paralelizon dy kohë të ndyshme që i bashkon njëjti bunkier tragjik.
Tiranë 1997. Kaosi pas rënies të komunizmit i ka hapur dyert një lufte të përgjakshme civile. Matia është një adoleshent, që gjen shpëtimin në një bunkier të braktisur, por pa e ditur se ai do të jetë shkatërrimi i jetës së tij.
Në përpjekje për t’u larguar njëherë e mirë ngacmimeve të shokëve të tij, ai fshihet në atë ndërtesë drithëruese.
Matia do të jetë i pari që do të zbulojë diçka të frikshme dhe të paimagjinueshme që do të ndryshojë gjithë jetën e tij….
Tiranë 2022. Davide, Xhulia, Nua dhe Adrian po planifikojnë të ardhmen e tyre të re.
Qëllimi i tyre është një investim për një ambient të ri modern duke përdorur një bunker nga regjimi i mëparshëm.
Një prej tyre, fshehurazi, përpiqet të mashtrojë të tjerët për të shlyer një borxh ndaj disa “të njohurve të vjetër.
Ëndrra e tyre dhe realiteti me të cilën do të përballen do t’u kushtojë tepër.
Në bunkerin, ku grupi i të rinjve presin që ëndrra e tyre të realizohet, do të gjejnë drogë, dhunë dhe frikë, por tmerri i vërtetë fshihet pas një muri të vjetër.
Një tmerr gjakatar i armatosur me thika vdekjeprurëse.
Nuk mund të lihet pa u përmendur se një nga të veçanta e këtij filmi, është aktorja italiane shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Manuela Arcuri.
Ylli i Carabinier-it pas disa viteve mungesë në ekran, rikthehet për të xhiruar “Kthetrat e Shqiponjës”.
Do të luajë gjithashtu edhe aktori i disa filmave të Sorrentino
Francesco Rossini.
“Kthetrat e Shqiponjës” po korr tepër sukses në shumë festivaleve botërore ku ndër më të spikaturit përmendim:
Astrophobia Vancouver, Level Up Boston, Days of the Dead Chicago etj.
Gjithashtu në dy festivalet e para është vlerësuar si filmi më i mirë si dhe skenografia më e mirë nga “Demonic Brilliance FilmFest”.
Premiera do të mbahet në 27 tetor në Cineplexx ku prezente do të jetë edhe Manuela Arcuri.
E ndërsa flasim për suksese, ndër të tjera meritat padiskutim u dedikohet edhe gjithë kasit të aktorëve tepër profesionist.
Një prej tyre është dhe protagonisti i filmit Ermir Jonka. Ermir Jonka është një aktor aktiv në skenën e teatrit, dhe filmit prej 8 vitesh.
Pasi përfundoi studimet për aktrim në Akademinë e Arteve, për të pasoi një karrierë tepër të suksesshme në teatër.
Më pas ai u fokusua në zhanerin e filmit, ku disa prej tyre janë: Atila 2017, Cirku Fluturues 2018, Nina 2021, Tinderella 2022 etc..
Me eksperience internacionale midis Tiranës, Romës dhe New York, ai ka luajtur në mbi 10 produksione teatrale si: Equus 2016, Hamlet 2015, Euridita 2017, Besa 2019, Mephisto 2021 etj.