Pak kohë më parë në rrjet qarkulloi lajmi se ish- konkurrenti i Për’puthen, Xhafer Thaqi ishte arrestuar për shkak të një ngacimi ndaj një 16 vjeçare.
Vidoja ku Xhaferi dukej se po ngacmonte të renë u bë tepër virale në rrjet.
Këtë lajm Thaqi e përgënjeshtroi teksa ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone”.
Ai sqaroi se vajzën e kishte mikeshë ndërsa videoja ishte e montuar nga njerëz dashakeq sipas tij.
“Nuk më kanë arrestuar. Unë e njoh vajzën, kemi miqësi dhe flasim. Por nuk e kam ngacmuar sepse jam me i madh në moshë se ajo.
Atë video e kanë montuar njerëz dashakeq. Unë i kam komentuar në një fotografi dhe ajo ma ktheu.
Kjo ishte e gjitha. Edhe nëse do ta ngacmoja nuk do të ishte aq gabim, sa konkurentët e tjerë, sepse unë jam shumë i ri.
Ajo më ka thenëe që djem që kanë qenë në Përputhen vjet, dhe janë 30-vjeç e kanë ngacmuar atë vajzë 16-vjeçare”, u përgjigj ish-konkurrenti.
Linku: https://youtu.be/DbyJrfEyZK8
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/perputhen_tch/