Home ShowBiz Ndryshoi emrin pas vdekjes së nënës, Sabiani rrëfen për herë të parë të fshehtën e jetës
Ndryshoi emrin pas vdekjes së nënës, Sabiani rrëfen për herë të parë të fshehtën e jetës
0

Ndryshoi emrin pas vdekjes së nënës, Sabiani rrëfen për herë të parë të fshehtën e jetës

0
0

Sabiani është një nga këngëtarët më të dashur të estradës sonë.

Ai ka qënë i ftuar së fundmi për një intervistë në emisionin “Se luan Top” në Top Channel ku ka prekur me rrëfimin e tij.

Ai përmes emocioneve ka rrëfyer një të fshehtë lidhur me emrin e tij që publiku nuk e dinte më parë.

Në kohën ku nëna e këngëtarit të dashur kishte ndërruar jetë, ai kishte vendosur të ndyshonte emrin për të vetmen arsye që të ndiente pranë vetes nënën e tij.

Gjatë bisedës ai zbulon se emri i tij ka qënë Lorenc, por më pas zgjodhi ta ndryshoi me emrin aktual që i përafrohej emrit të nënës së tij.

 “Kur fillova të kuptoja dhe të nxirrja videoklipin tim të parë, nëna ime ndërroi jetë, ka vdekur ditën e tetë marsit. Dhe unë si vizionar që doja të dilja ndryshe, nëna ime quhet Shabane si do ta bëja dhe thura një emër që funksionoi shumë bukur, që më ka shoqëruar deri tani.

Nga Shabane në Sabian. Kjo është një mënyrë që ta kisha pranë vetes gjatë gjithë kohës”, rrëfehu i përlotur këngëtari.

Linku: https://youtu.be/iSRrQoiK5_k

Burimi i fotos:  https://www.instagram.com/p/CYo8M5bIwB5/?utm_source=ig_web_copy_link