Home ShowBiz “Më ofendoi mua dhe familjen time”, pas deklaratës së fortë të Einxhelit reagon Beniada
“Më ofendoi mua dhe familjen time”, pas deklaratës së fortë të Einxhelit reagon Beniada
0

“Më ofendoi mua dhe familjen time”, pas deklaratës së fortë të Einxhelit reagon Beniada

0
0

Miqësia Einxhel Shkira dhe Beniada Nishanit që lindi brenda shtëpisë së Big Brother VIP ishte për t’u patur zili, por pas përfundmit të rrugëtimit të tyre gjithçka mori fund.

Vajzat nuk u panë asnjëherë të shoqëroheshin bashkë dhe kjo pas kësaj nisi të aludohej për një krisje mes tyre.

Në një ‘live’ të realizuar ditë më parë Einxhel foli padorashka lidhur me krisjen e miqësisë mes saj dhe Beniadës duke treguar hapur gjithë hatërmbetjet e saj.

“Mes nesh nuk ka patur ndonjë sherr apo debat konkret ballë për ballë, të dyja në një farë mënyrë e kemi evituar të flasim drejtpërdrejt për këtë gjë, unë thellë e kam dashur Beniadën sinqerisht, kur disa situata rrodhën në një mënyrë pak zhgënjyese mu thye diçka e pastër brenda meje dhe aty u ndjeva se diçka nuk ishte reciproke dhe pavarësisht kësaj unë vazhdova të jem e njëjta me të, këtu po flas për javët e fundit kur unë kalova momentet e mia më të vështira ku edhe u akuzova që po bëja presion mbi shoqen time që ajo të vendoste se me kë donte të rrinte, unë në asnjë momente nuk e kam kërkuar këtë, u desh një qëndrim i saj në situatën me Donaldin që mua të më bënte të dyzuar dhe nuk e di pse është befasi pasi e kam thënë se nëse shoqja ime do ma bënte këtë jashtë nuk do e kisha toleruar”,

Einxhel rrëfeu gjithashtu se pas mbarimit të BBV ajo u përball me një situatë të këndshme me mamanë e Beniardës e cila sipas saj e ka ofenduar.

“Por edhe kur dola jashtë hasa në një situatë aspak të këndshme që kishte ndodhur prej nënës së saj (Beniadës) ku unë isha ofenduar në komente nga ajo që më lëndoi mua dhe familjen time, kur takova nënën time ajo ishte me lot në sy. Kam pritur nga Beniada dhe nëna e saj të më kërkonin falje por kjo nuk ndodhi kurrë, kjo më lëndoi dhe zgjodha të heshtë, nga ana e saj ka patur tentativë që ne të takohemi dhe të flasim, por në ato momente nuk kam qenë e gatshme të merrem me sqarime të Big Brother sepse sapo kisha marrë vesh për shtatzëninë, por nuk do të thotë që në të ardhme të ketë hapësira për sqarim”- tha ajo.

Mirëpo së fundmi Beniada ka qënë e ftuar në “Wake Up” ku ka replikuar ndaj deklaratës së Einxhelit. Modelja bukuroshe është shprehur se çdo gjë duhet të zgjidhet mes tyre dhe jo të flitet nëpër studio. Megjithatë edhe nëse do e takonte përsëri, Beniada pohon se do ta përqafonte dhe do t’i fliste përsëri.

“Nuk mund të përfshij persona të tjerë, e kam kërkuar e i kam dërguar mesazh, jam kujdesur gjithmonë në intervista me fjalët që flas e të mos lëndoj asnjë njëri. E bukura është që personat të flasin e jo të flasin me të tjerët për mua por me mua. Mund të kem bërë gabime por kur më kanë pyetur për Einxhel kam qenë shumë e kujdesshme sepse gjërat duhet ti zgjidhim bashkë jo nëpër studio. Nuk e kam uruar se kam parë që kishte një ftohje nga ana tjetër. Sot do i çoj një mesazh se është munduar të flasë nëpër kanale të ndryshme, po ta shoh do të jem e para që do e përqafoj e do të flas. Nuk kam asnjë lloj ngarkese negative për të.”- tha Beniada

Linku: https://www.instagram.com/wakeup_topchannel/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CkGgZRzDT22/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/iambeniada/