Pas publikimit të filmit “Sofia”, Eduart Grishaj zbulon dublën ku ka debatuar më shumë me Arbana Osmanin
Eduart Grishaj ka publikuar më në fund filmin e tij të shumëpërfolur “Sofia”.
Pjesë e kasit të aktorëve bën pjesë dhe partnerja e tij, Arbana Osmani.
I intervistuar së fundmi nga emisioni “Goca dhe Gra” Eduarti zbuloi shumëçka rreth prapaskenave të filmit.
Regjisori i njohur ka zbuluar se në xhirime ka pasur edhe disa konflikte me partneren e tij moderatoren e dashur.
Ai sqaroi se Arbana ishte mësuar t’i përshtaste fjalët gjatë emisionin “Dua të të bëj të lumtur” sipas mënyrës së saj në varësi të situatës, ndërsa në këtë rast gjithçka ishte e shkruar dhe ajo duhet t’i përmbahej.
Kjo gjë ka çuar që moderatorja të ketë pasur shumë dubla gjatë xhirimeve.
“Pas audicioneve të gjata e bëri shumë mirë veten e saj. Arbana kishte shumë besim tek vetja që mund ta bënte.
Kur u futëm në sheshxhirim aty filluan problemet sepse Arbana ishte mësuar t’i thoshte gjërat me fjalët e saj kur prezanton, por filmi ndryshon komplet pasi do thuash atë që t’i ka dhënë regjisori dhe skenaristi”, është shprehur regjisori.
Linku: https://youtu.be/w7qXt0eplkA
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CSm8N5RDi6n/?utm_source=ig_web_copy_link