Home ShowBiz Pas publikimit të filmit “Sofia”, Eduart Grishaj zbulon dublën ku ka debatuar më shumë me Arbana Osmanin
Pas publikimit të filmit “Sofia”, Eduart Grishaj zbulon dublën ku ka debatuar më shumë me Arbana Osmanin
0

Pas publikimit të filmit “Sofia”, Eduart Grishaj zbulon dublën ku ka debatuar më shumë me Arbana Osmanin

0
0

Eduart Grishaj ka publikuar më në fund filmin e tij të shumëpërfolur “Sofia”.

Pjesë e kasit të aktorëve bën pjesë dhe partnerja e tij, Arbana Osmani.

I intervistuar së fundmi nga emisioni “Goca dhe Gra” Eduarti zbuloi shumëçka rreth prapaskenave të filmit.

Regjisori i njohur ka zbuluar se në xhirime ka pasur edhe disa konflikte me partneren e tij moderatoren e dashur.

Ai sqaroi se Arbana ishte mësuar t’i përshtaste fjalët gjatë emisionin “Dua të të bëj të lumtur” sipas mënyrës së saj në varësi të situatës, ndërsa në këtë rast gjithçka ishte e shkruar dhe ajo duhet t’i përmbahej.

Kjo gjë ka çuar që moderatorja të ketë pasur shumë dubla gjatë xhirimeve.

“Pas audicioneve të gjata e bëri shumë mirë veten e saj. Arbana kishte shumë besim tek vetja që mund ta bënte.

Kur u futëm në sheshxhirim aty filluan problemet sepse Arbana ishte mësuar t’i thoshte gjërat me fjalët e saj kur prezanton, por filmi ndryshon komplet pasi do thuash atë që t’i ka dhënë regjisori dhe skenaristi”, është shprehur regjisori.

 

Linku: https://youtu.be/w7qXt0eplkA

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CSm8N5RDi6n/?utm_source=ig_web_copy_link