0
0
Në pjesën e parë e ditës, në territorin e vendit tonë do të jenë prezente alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, ku me të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli shtim të vranësirave në të gjithë territorin duke gjeneruar dhe reshjet e para në orët e pasdites në zonat Veriperëndimore. Mbrëmja dhe kryesisht nata do të zgjerojnë hartën e reshjeve në vend.
Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.
Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: pexels.com