0
0
Territori i vendit tonë, sipas MeteoAlb do të jetë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin orë të shumta me diell gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit.
Ndërsa në orët vijuese parashikohet të ketë kalime të pakta të vranësirave, të cilat më të fokusuara do të jetë në shtrirjen lindore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 21°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperënimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: