Home ShowBiz Në një romancë me Leonardo DiCaprion, ja çfarë e pengon Gigi Hadid të dal hapur
Në një romancë me Leonardo DiCaprion, ja çfarë e pengon Gigi Hadid të dal hapur
0

Në një romancë me Leonardo DiCaprion, ja çfarë e pengon Gigi Hadid të dal hapur

0
0

Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio edhe pse prej kohësh janë në një lidhje romantike, ata nuk janë fotografuar në intimitet apo  duke u puthur në rrugë.

Një burim shpjegoi për Entertainment Tonight se ndërsa të dy janë shumë të lumtur Hadid ka zgjedhur ta mbajë lidhjen e tyre private për shkak të respektit ndaj Zayn Malik, ish-të dashurit të saj dhe babait të vajzës Khai, prej të cilit u nda nga një vit më parë.

“Gigi dhe Leo janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, por Gigi është përpjekur t’i mbajë gjërat private dhe të mos tregojnë shumë ndërsa janë së bashku.”

Dhe për këtë kanë zbuluar se arsyeja kryesore është Zayn.

“Gigi po përpiqet të jetë e ndërgjegjshme për ndjenjat e Zayn dhe nuk dëshiron të tregojë mungesë respekti ndaj tij për marrëdhënien e saj të re”, tha burimi.

“Gigi dhe Zayn duan vetëm atë që është më e mira për njëri-tjetrin. Ata po bëjnë çmos për të pasur një marrëdhënie të përzemërt, për të qenë prindërit dhe për ta rritur Khai në një mënyrë të shëndetshme”.

Linku: https://www.elle.com/culture/celebrities/a41898855/why-gigi-hadid-keeping-leonardo-dicaprio-romance-private-zayn-malik/

Burimi i fotos: https://en.wikipedia.org/wiki/Leonardo_DiCaprio#/media/File:Leonardo_DiCaprio_2014.jpg

https://www.instagram.com/p/CeOa-KkOVBA/