Home ShowBiz “Meritoj fitoren” këngëtarja shqiptare rrëfen emocionet për pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës
“Meritoj fitoren” këngëtarja shqiptare rrëfen emocionet për pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës
0

“Meritoj fitoren” këngëtarja shqiptare rrëfen emocionet për pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës

0
0

Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi së fundmi ka qënë e ftuar për një intervistë tek emisioni “ABC-ja e mëngjesit” ku ka  rrëfyer ndër të tjera emocionet për pjesëmarrjen e saj në “Festivalin e Këngës”.

Si një ndër zërat më të fuqishëm e më të mirë të estradës sonë emri i këngëtares spikati pasi u publikua lista me artistët që do të merrnin pjesë në festival.

Gjatë bisedën në lidhje direkte Albina u shpreh se sipas saj ajo meritonte fitoren pasi do t’i dhuroj atij festivali një këngë siç e Meriton, ndërsa gjithashtu shpreson të marri një vlerësim të duhur.

“Arsyeja pse vendosa të marr pjesë është sepse ndihem shumë e fuqishme nga faktorët që më rrethojnë. Në këtë rast nga bashkëpunëtorët e mi,  kompozitori dhe tekstshkruesja, do të ngjitem me familjen time që më bën të ndihem më e fuqishme. Do t’i dhuroj atij festivali një këngë siç e meriton.

Meritojmë vendin e parë meqë është dhe një veçanti tjetër që do të ngjitet një familje së bashku në skenë, ndaj presim që të vlerësohemi ashtu siç e meritojmë.

Kësaj herë është më ndryshe, çdo vit kam pasur kërkesa për të marrë pjesë por nuk e kam ndjerë veten mirë me këngët që më janë ofruar.

Këtë vit, përderisa e kam këtë siguri, pres që të vlerësohem me vendin e parë, është diçka ndryshe nga vitet e kaluara, dhe nuk kam dyshim që publiku nuk do ta dojë këngën. Ajo që bën jep ndjenjën më të mirë është publiku por fitova publikun, është gjithçka për mua”, është shprehur artistja.

Linku: https://youtu.be/8_gZW9MJ8tI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ChSouaTIavt/?utm_source=ig_web_copy_link