Home ShowBiz “Nuk e llogaris fare, ai nuk është artist” Ardian Cerga habit me deklaratën e fortë për aktorin e njohur shqiptar
“Nuk e llogaris fare, ai nuk është artist” Ardian Cerga habit me deklaratën e fortë për aktorin e njohur shqiptar
0

“Nuk e llogaris fare, ai nuk është artist” Ardian Cerga habit me deklaratën e fortë për aktorin e njohur shqiptar

0
0

Aktori i dashur shqiptar, Ardian Cerga ka qënë i ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit” ku ndër të tjera ka bërë një deklaratë tepër të fortë për Ermal Mamaqin.

Ermal Mamaqi kohët e fundit ka qënë në vëmendjen e mediave për shkak të botimit të librit të tij të parë “Në garë me veten”.

Ndërsa i pyetur për këtë, Cerga, është shprehur se ai nuk e vlerëson fare si artist duke shtuar faktin se një regjisor në ditët e sotme bëhet edhe skenarist edhe aktor kryesor dhe kjo gjë nuk është normale sipas tij.

“Ajo që vihet re sot në kinemanë shqiptare që regjisori është vetë skenarist, shtëpi prodhuese dhe aktori kryesor. Ka një shpjegim sepse që të bësh një film nuk është thjesht aspekti artistik profesional por dhe komik dhe financiar”, tha ai ku sqaroi më tej se këtë koment s’e kishte në veçanti për Ermalin.

“Unë s’e llogaris Ermalin sepse e kam parë dhe s’më ka pëlqyer. Nuk e kam me Ermalin si njeri por si artist. Nuk është artist”, është  shprehur aktori.

Linku: https://www.youtube.com/user/abcalbanian

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=mbFjCikFXBg