Home Lifestyle Horoskopi ditor, 14 nëntor 2022
Horoskopi ditor, 14 nëntor 2022
0

Horoskopi ditor, 14 nëntor 2022

0
0

Dashi

Kjo është një kohë me rëndësi të madhe dhe përgatitje për gjysmën e dytë të nëntorit që do të sjellë diçka më shumë. Mirë për ata që duan të përveshin mëngët dhe të fillojnë të bëjnë plane për të ardhmen. I bukur ky qiell për ndjenjat, një histori e lindur në dinakëri mund të ngrihet në pjesën e dytë të muajit.

Demi

Javën e kaluar shumë e kanë gjetur veten në mes të komplikimeve. Aludimet e para të nervozizmit mund të jenë krijuar edhe nga mosmarrëveshjet në lidhje me paratë ose të lidhura me shtëpinë. Për shembull, nëse ka një qira që skadon, ose një marrëveshje pune për t’u rishikuar, ka të ngjarë të ketë disa çështje për t’u diskutuar. Por mos u nervozoni shumë.

Binjakët

Të kesh një Hënë të favorshme do të thotë të mendosh për të ardhmen në mënyrë aktive. Megjithatë, duhet t’i paralajmëroj ata që duan të fillojnë një proces gjyqësor, një mosmarrëveshje ose një çështje ligjore, sepse është një qiell që vendos disa pengesa. Çdo pengesë do të jetë e suksesshme vetëm nëse ka arsye serioze për të vepruar dhe nëse ka siguri për fitoren, kështu që do të jetë shumë e dobishme të konsultoheni me ekspertë dhe njerëz që dinë më shumë.

Gaforrja

Nuk mjafton të qëndroni gjithmon të qetë, disa njerëz përreth jush po ju gjykojnë tepër. Megjithatë një përmirësim i vogël është duke u bërë, për ata që kanë nisur një projekt të ri. Mos e merrni me stres se gjithçka po shkon aty ku duhet

Luani

Ka ditë që është më mirë t’i mbani fjalët nën kontroll edhe nëse ju sulmojnë, duhet t’i lini gjërat t’ju rrëshqasin. Kjo vlen jo vetëm për punën, por edhe për dashurinë! E dim që mbajtja e gjërave brenda është e vështirë për një shenjë të zodiakut që është mësuar të luftojë dhe të jetë krenare. Por kur kemi yje nervozë, rreziku është të tejkalojmë përgjigje, provokime pasi  kjo mund të sjellë probleme si për veten dhe për të tjerët.

Virgjëresha

Ky fillim jave do të nisë me përcaktimin e gjërave më me shumë rëndësi në jetën tuaj. Midis së sotmes dhe së nesërmes do të keni një Hënë të favorshme që do t’ju bëjë të analizoni gjithçka në detaje. Më mirë do jetë t’i lini vend arsyetimit dhe mbi të gjitha të zgjidhni gjithçka që është e gabuar.

Peshorja

Pas një fundjave paksa të lodhshme, kjo ditë e hënë është e mirëseardhur, duke ju çliruar nga disa tensione. Nuk e keni më Hënën në opozitë dhe kjo është sigurisht një simptomë e një rinisjeje e mirë. Disa Peshore janë në dilema nëse është e rëndësishme të angazhohen më tepër edhe pse japin maksimumin në prapaskenë.

Akrepi

Eksperiencat e javëve të fundit kanë qenë të rëndësishme dhe i referohem atyre që kanë pasur fatin të shkojnë në një udhëtim ose atyre që kanë takuar një dashuri ose kanë përjetuar përvoja të veçanta. Është duke u zhvilluar një lloj rritjeje, e lartësimit të brendshëm, madje edhe të një lloji shpirtëror, që do të na çojë larg.

Shigjetari

Yjet e mirë të gjysmës së dytë të muajit do të shfrytëzohen dhe shpresoj që së shpejti të kenë lajme. Duhet thënë se nuk ndalesh kurrë dhe se nuk je gjithmon i ri. Mosha për ju nuk ka rëndësi, pasi keni gjithmonë një energji dhe dëshirë të madhe për të punuar! Në këtë periudhë ka edhe një kapacitet të madh për veprim, por gjithsesi duhet të kemi parasysh disa pasiguri të lindura midis shtatorit dhe fillimit të tetorit.

Bricjapi

Ata që punojnë vetë ka të ngjarë të ndryshojnë ekipin e bashkëpunëtorëve deri në pranverën e vitit të ardhshëm. Nisur nga zgjedhjet personale ose nga nevoja kontingjente, çdo gjë që fillon tani, qoftë edhe në nivelin e eksperimentimit, do të sjellë një sukses të madh. Ndaj nuk ka nevojë për frikë.

Ujori

Duke kapërcyer tensionin e kohëve të fundit, ajo që mbetet është një farë trazire e brendshme. Mbani mend që sot dhe nesër do të keni një Hënë të kundërt, ndaj ka të ngjarë që nëse keni hapur një polemikë apo ka pasur vështirësi në ditët e para të nëntorit, këto tensione janë ende të pranishme. Duhet t’i lini pas krahëve, veçanërisht nëse ka të bëjë me dashurinë ose punën.

Peshqit

Ky është një qiell i rëndësishëm dhe sa më shumë t’i afrohemi vitit të ardhshëm aq më mire është për ju. Qëndrimi që do të keni në këtë periudhë do të jetë vendimtar për vazhimin e jetës suaj. Të pendoheni për të shkuarën apo të ankoheni për të do ju bëj të ecni disa hapa pas. Ndaj e mira është se duhet të jeni pozitivë për të ardhmen, edhe nëse janë bërë gabime është mirë të ecni përpara. Jeta mund të sjellë momente shqetësimi që duhet t’i kapërceni me forcë të madhe.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-del-giorno-di-lunedi-14-novembre-2022/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/ =tarots&position=32&from_view=search&track=sph