Home ShowBiz Tentoi ta puthte me zor, konkurrentja e ‘Përputhen’ habit me veprimin e saj
Tentoi ta puthte me zor, konkurrentja e ‘Përputhen’ habit me veprimin e saj
0

Tentoi ta puthte me zor, konkurrentja e ‘Përputhen’ habit me veprimin e saj

0
0

Puntata e kaluar në “Përputhen” u shoqërua me debate dhe tensione në studio.

Shkak është bërë pikërisht dëshira e Arbrit për ta puthur Loridën.

Gjatë takimit ai tentoi ta puthte në buzë, por kjo e fundit nuk e priti aspak mirë një veprim të tillë dhe mori vendimin për ta lënë takimin përgjysmë.

Mund ta kishim diskutuar bashkë atë pjesë pse u çove dhe ike? Unë e ndjeja”, është shprehur Arbri.

Nuk ka munguar as kundërpërgjigja e Loridës, e cila pati një  paralajmërim të fortë për Arbrin.

“Po unë nuk e ndjeja, ishte takimi ynë i parë dhe nuk më pyete. Unë nuk kisha të njëjtën ndjesi. Bëra disa lidhje, Arbri më ka shprehur që ka pëlqim ndaj meje seksualisht. Në atë moment u çova sepse mendova se ky djalë nuk ka qëllim tjetër ndaj meje e më do vetëm seksualisht. Nëse ti më sheh vetëm seksualisht, të premtoj se do të pendohesh”, është shprehur Lori.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=rq5Jz7mz_Oc

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/perputhen_tch/