Home ShowBiz Nis format i shumëpritur “Big Brother VIP Kosova”, njihuni me 14 banorët e parë
Nis format i shumëpritur “Big Brother VIP Kosova”, njihuni me 14 banorët e parë
0

Nis format i shumëpritur “Big Brother VIP Kosova”, njihuni me 14 banorët e parë

0
0

Mbrëmjen e djeshme ka startuar emisioni më i përfolur dhe i shumëpritur i momentit “Big Brother VIP Kosova”.

Gjatë kësaj periudhe pritjeje shumë emra të figurave të njohura janë aluduar se do të jenë pjesë e formatit.

Megjithatë vetën natën e djeshme të spektaklit të madh janë zbuluar 14 banorët e parë, mes tyre shumë figura të njohura edhe nga publiku shqiptar.

Banori i parë që hapi dyert e shtëpisës së BBVK është këngëtari i njohur, Getinjo

Banorja e dytë, këngëtarja Ana Kabashi, më pas modelja shqiptare nga Durrësi, Vivien Thano. Nga Përputhen në BBVK banori i katërt Andi Artani, pas tij është futur në një mënyrë të pazakontë, i maskuar këngëtari Mc Beka.

Një nga çiftet më të njohur në Kosovë, Urimi dhe Alisa janë bërë pjesë e BBVK, ndërsa banori i shtatë do të një risi.

Aktori Edon Shileku do të luajë dy personalitet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

E përshkruar si një ‘uragan i vërtet’, pjesë e shtëpisë u bë dhe këngëtarja Shota Baraliu.

Banorja e nëntë aktorja, Arta Selimi, më pas Artan Thaçi, këngëtari Gjon Karrica i njohur për publikun me pseudonimin Lugati, modelja Gresa Hoti, trajnerja e fitnesit Juliana Nura dhe banori i fundit që ishte dhe surpriza e këtij formati reperi Stresi.

Linku: https://youtu.be/xNNIrbflMgo

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/