Home Sport Sporti në zi, ndahet nga jeta futbollisti i njohur shqiptar
Sporti në zi, ndahet nga jeta futbollisti i njohur shqiptar
0

Sporti në zi, ndahet nga jeta futbollisti i njohur shqiptar

0
0

Sportisti është ndarë nga jeta në moshën 65 vjeçare legjenda e futbollit të Elbasanit, Bujar Gogunja.

Ish-gardiani shqiptar vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ditën e sotme humbi betejën me jetën.

Gogunja, i pozicionuar i 38-ti në listën e IFFHS-së, mban edhe rekordin e të gjitha kohërave të pathyeshmërisë për kampionatin shqiptar të futbollit.

Portieri i cili për më shumë se 11 vjet mbrojti katërkëndëshin e Labinotit, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në fitimin e titullit të parë kampion të verdhebluve në sezonin 1983-1984.

Në kampionatin e sezonit 1983-1984, Elbasani në 26 ndeshje pësoi në total 14 gola, 15 fitore, 7 barazime, 4 humbje, 37 pikë.

Gogunja, ish-portier dhe trajner, ka lënë pas në renditje Peter Çeh të Çelsit, i cili për momentin etiketohet si një ndër portierët më të mirë të botës.

Linku: https://www.facebook.com/fshfelbasan.zyrarajonale

Burimi i fotos:unsplash.com