Reperi i njohur, Getoar Ali i njohur me emrin e artit Getinjo, është bërë pjesë e formatit të shumpërfolur “Big Brother VIP Kosova”.
Së fundmi teksa qëndronte së bashku me disa nga banorët në oborr, reperi i njohur ka bërë një rrëfim aspak të zakontë.
Ai ka treguar për një ngjarje nga fëmijëria e tij ku tregon sesi i ka shpëtuar hedhjes nga kati i katërt i ndërtesës ku bantonte së bashku me familjen e tij.
Shkak ishte bërë mashtrimi nga një reklamë atletesh, të cilat paraqesnin një fëmijë që i mbijetonte lartësive nga të cilat hidhej.
“Kam qenë fëmijë, kam pas kërcyer prej katit të katërt. I kam pas blerë një palë atlete, dhe në reklamë kur i mbathte ai fëmija nxjerrte avull dhe fluturonte fëmija.
E ka pas shtyrë babain për të mi blerë dhe mi ka pas blerë. Midis qytetit e kemi pasur banesën në Gjermani, kam hapur dritaren dhe jam hedhur. Ishte bërë shumë e madhe në atë kohë”, ka rrëfyer Getinjo.
Linku: https://youtu.be/xos9E4yMi2A
Burimi foto: https://www.instagram.com/p/CQIv-odhRU-/?utm_source=ig_web_copy_link