Home ShowBiz “Do të ketë emra që do t’ju habisin”, Eduart Grishaj zbulon çudirat dhe surprizat e “BBV2”
“Do të ketë emra që do t’ju habisin”, Eduart Grishaj zbulon çudirat dhe surprizat e “BBV2”
0

“Do të ketë emra që do t’ju habisin”, Eduart Grishaj zbulon çudirat dhe surprizat e “BBV2”

0
0

Së fundmi regjisor i njohur, Eduart Grishaj ka qënë i ftuar përmes një lidhje telefonike në emisionin sportiv “Pasó” ku ka zbuluar shumë detaje të pathëna më parë për emisionin e shumëpritur “Big Brother VIP Albania”.

Ai ka zbuluar se disa nga emrat e personazheve janë bërë të ditur ndërsa disa të tjerë do të jenë surprizë për publikun. Madje përveç këtyre regjisori zbuloi një tjetër të veçantë që do të jetë e re për formatin e njohur.

“Do të ketë emra të jashtëzakonshëm nga shumë fusha. Unë personalisht mendoj që emrat janë akoma më të mirë sesa ishin vitin e kaluar. Banorët kanë dy ditë që janë të mbyllur në hotele, në dhoma të ndryshme dhe nuk dinë asgjë për njëri-tjetrin.

Do të ketë personazhe shumë të mirë, kanë dalë disa emra por që me emrat e tjerë do habiten kur ti shikojnë. Do të jenë 14 banorë. ‘Big Brother’-i këtë vit do të zgjasë mbase si vitin e kaluar, por do shikohet.

Një gjë tjetër e veçantë është se do të jetë një rubrikë që do ketë banorë të cilët nuk do të rrinë të gjithë në një shtëpi por do të ketë edhe ambiente të tjera brenda shtëpisë që do të ndahen”, është shprehur regjisori i njohur.

Linku: Top Albania Radio

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5x2SCdAC_6f__pArmNRcCNsw7M964Wrlfplz80/