Home ShowBiz Shokon aktorja e njohur, rrëfen se si ra pre e ngacmimit seksual nga roja e shkollës
Shokon aktorja e njohur, rrëfen se si ra pre e ngacmimit seksual nga roja e shkollës
0

Shokon aktorja e njohur, rrëfen se si ra pre e ngacmimit seksual nga roja e shkollës

0
0

Arta Selimi është një nga banoret e formatit “Big Brother VIP Kosova”.

Së fundmi aktorja e njohur, ka befasuar me një deklaratë të saj.

Ajo ka rrëfyer një histori që i përketë së kaluarës së saj, por që nuk ka qënë asapk e lehtë për të.

Konkurrentja ka zbuluar se si ka rënë pre e një ngacmimi seksual pikërisht nga roja e shkollës.

Megjithatë ajo e ka trajtuar historinë butë dhe me gjakftohtësi.

 “Ka qenë rojtar në Fakultetin Teknik, që është mbrapa banesave, ku shkonim ose për me i pa dy cifte duke u puthur, ose kemi hyrë në klasa kemi marrë shkumësa për të vizatuar në trotuare. Nëse kam dashur të rrijë me motrën dhe gjeneratën e saj, është dashtë me shku me marrë shkumësa, edhe u dashtë me shku kështu ‘mirëdita apo na i jepni do shkumësa’, një djali të gjatë, kurrë se harroj”, ka treguar Arta.

Më pas ajo ka treguar se si veprimi i tij aspak i zakontë, i la të kuptonte ndonëse asokohe e vogël, që diçka nuk shkonte.

“Kemi shku tek kabineti i profesorëve, disa dollapë kanë qenë të lartë për mua aso kohe, ai tipi është dashur të më qojë mua hopa, por duke më ‘zhdryp’ poshtë, e kam ndjerë që më ka shtypur, më ka shtrënguar. Kam nisur të lëviz shpejtë dhe i kam dhënë një shkelm e kam ikur tek motrat e mia. Ju kam treguar ato kanë qeshur me këtë”,ka përfunduar aktorja.

Linku: https://www.instagram.com/reel/CmsCCebKojK/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/