Home Aktualitet Çfarë ndodhi! Fero shpallet në kërkim nga policia
Çfarë ndodhi! Fero shpallet në kërkim nga policia
0

Çfarë ndodhi! Fero shpallet në kërkim nga policia

0
0

Fero është një nga reperët më të komentuar në mediat rozë.

Së fundmi reperi është vënë në kërkim nga policia. Dyshohet se ai ka shtënë me armë zjarri në një zone të Gjilanit.

‘Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacion Policor Gjilan me datën 28.12.2022 në orët e mbrëmjes ka pranuar në informacion se i dyshuari F.Sh (1994) shtetas i Kosovës me veturën e tij ka shkuar në një lagje të qytetit të Gjilanit dhe po sa ka dalë nga vetura ka shtënë një herë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes’, ka bërë të ditur Hashani.

‘Nga kjo e shtënë nuk ka pësuar lëndime trupore askush. I dyshuari ende nuk është takuar dhe është në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale, ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ ndërsa rrethanat se si ka ndodhur rasti janë duke u hetuar nga ana e Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan”, shtoi ai më tej.

Linku: prive

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ferofera/

tags: