Home Lifestyle Parashikimi i motit, 11 janar 2023
Parashikimi i motit, 11 janar 2023
0

Parashikimi i motit, 11 janar 2023

0
0

Dita e Mërkurë parashikohet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime kryesisht në orët e pasdites. Përgjatë relieveve malore vranësirat pritet të pasohen nga reshje të dobta shiu dhe bore.

Era pritet të jetë nga verilindja-veriperëndimi me shejtësi mesatare 2-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -1 deri 5°C,  në zona e ulëta 0 deri 13°C, në zona bregdetare 4 deri 13°C.

Linku: MeteoAlb

Burimi i motit: freepik.com