Home ShowBiz “Jam e mbushur me ndjesi negative”, Gigliola Haveriku reagon e revoltuar nga situatat në shtëpinë e BBV
“Jam e mbushur me ndjesi negative”, Gigliola Haveriku reagon e revoltuar nga situatat në shtëpinë e BBV
0

“Jam e mbushur me ndjesi negative”, Gigliola Haveriku reagon e revoltuar nga situatat në shtëpinë e BBV

0
0

Situatat e tensionuara dhe të agravuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë revoltuar jo vetëm publikun, por edhe shumë figura të njohura.

Një prej tyre është edhe artistja, Gigliola Haveriku.

Ajo ka reaguar e revoltuar përmes një postimi në InstaStory ku ndër të tjera shprehet se teksa sheh videot që i përkasin situatave të tensionuara brenda shtëpisë së famshme, mbushte me ndjesi negative.

Gigliola shprehet se niveli i dhunës, intimidimeve dhe kërcënimeve duken akoma më të shëmtuara teksa përcillen nga njerëz të artit në një format të tillë televiziv.

Këngëtarja nuk heziton të mbrojë hapur Kiarën dhe gjendjen e saj të rënduar.

“Më vjen shumë keq që shoh gjithë këto video të shëmtuara. Sot jam e mbushur me ndjesi shumë negative.

Unë e di dhe presionin që ka brenda shtëpisë nga eksperienca personale, por prap niveli i dhunës, intimidimeve dhe kërcënimeve janë kaq të shëmtuara dhe po jepen nga figura që i përkasin artit( për të tjerët as që i marr në konsideratë se s’janë për t’u marrë).

Nuk habitem që kjo vajzë ashtu sikurse shumë tjera jashtë që kanë qënë të abuzuara në jetën e tyre do jenë të rënduara psikologjike nga këto imazhe flas si artiste, si psikolog, si ish-banore e Big Brother dhe si dikush që e kam njohur dhunën psikologjike dhe verbale”, është shprehur Gigliola.

Kujtojmë që këngëtarja e njohur, ka qënë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, eksperiencë të cilën e ka shijuar tepër.

Linku: https://www.instagram.com/stories/gigliola.haveriku/3017190537446041202/

Buirmi i fotos: https://www.instagram.com/p/ClbhMs0DIyE/?utm_source=ig_web_copy_link