Home ShowBiz Befasoi me vendimin e tij, Getinjo largohet përfundimisht nga “Big Brother VIP Kosova”
Befasoi me vendimin e tij, Getinjo largohet përfundimisht nga “Big Brother VIP Kosova”
0

Befasoi me vendimin e tij, Getinjo largohet përfundimisht nga “Big Brother VIP Kosova”

0
0

Getinjo ka befasuar me vendimin për largimin e tij nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”.

Gjatë spektaklit të djeshëm reperi ka hequr dorë përfundimisht nga gara duke u shprehur se gjithçka është në rregull thjesht ai nuk mund të vazhdojë më tej.

Përpara se Getinjo të largohej nga shtëpia e famshme ai u lexoi një letër banorëve duke u nënvizuar faktin se është i kënaqur që ka marrë pjesë në këtë format që e ka mësuar tepër.

“Ka qenë gjithçka në rregull, por që deri këtu është mjaftueshëm. Nuk po di më si të vazhdoj lojën, nuk po di të bëj debate të ashpra. Sa i përket shtëpisë, nuk ka ndonjë arsye. Ka qenë një eksperiencë shumë shumë e mirë, ndoshta ka qenë gabim i imi që kam tentuar të bëj lojë, por nuk di si të luaj. Unë si kam ndenjur që një muaj e gjysmë, jam kështu. Fansave, dëgjuesve iu falënderohem dhe shpresoj që nuk do të iu zhgënjej kurrë”.

Ndërsa ishte i pranishëm në studio pas largimit ai gjithashtu pohoi se synimi i tij nuk ishte çmimi, por t’u tregonte njerëzve se si është në të vërtetë.

“Deri në ditën e fundit nuk më ka shqetësuar asgjë, e kam arritur limitin tim të qëndrueshmërisë në një vend të tillë. Disa vendime i marrë në jetë që janë të mira me mua. Prej fillimit e kam pasur qëllimin që të mos shkoj deri në fund. Synimi im nuk ka qenë çmimi i lartë dhe vendi i parë. Kam ardhur të ua tregoj njerëzve se si jam në të vërtetë”, është shprehur reperi.

Linku: https://www.instagram.com/reel/CnfepL3KiE9/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ChaAIL8IH3s/?utm_source=ig_web_copy_link