Gjatë puntatës së djeshme, në spektakël janë diskutuar një sërë situatash dhe problematikash që janë zhvilluar gjatë javës në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Një ndër situatat që ka shkaktuar acarim për banorët ka qënë ajo lidhur me ‘hakëmarrjen’ e Luizit pasi Tea nuk i la para nga buxheti i tij për dhuratën e Kiarës.
Menjëherë pasi këngëtari e merr vesh këtë gjë, ka nisur të hajë dhe shpërdorojë ushimin e banorëve.
Teksa gjatë spektaklit është diskutuar lidhur me këtë temë, Luizi bëri një premtim shumë të fortë.
I akuzuar nga Tea se ky i fundit i kishte shpenzuar të gjithë buxhetin e tij për duhan, Luizi premton se nëse nis një romancë me Kiarën, ai do ta lë përfundimisht duhanin.
Linku:https://www.instagram.com/reel/CniB78nIQgM/?utm_source=ig_web_copy_link
Buirmi i fotos: https://www.instagram.com/luiz.ejlli/