Home Lifestyle Parashikimi i motit, 18 janar 2023
Parashikimi i motit, 18 janar 2023
0

Parashikimi i motit, 18 janar 2023

0
0

MeteoAlb parashikon se edhe ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. 

Moti do të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtra me diell. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e në veriperëndim me intensitet deri të lartë, hera herës reshje në formën e shtrëngatave aftashkurtra. 

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet mesatar, ndërsa në veriperëndim dhe perëndim me intensitet deri të lartë. Në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore ndërsa në relievet malore mbi 800-900 metër reshje dëbore. 

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore erë intensive me shpejtësi deri në 18m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 5 deri 12°C, në zona e ulëta 8 deri 18°C dhe në zona bregdetare 11 deri 18°C.

Linku: MeteoAlb

Burimi i motit: freepik.com