Home ShowBiz Bën xhiron e rrjetit, kolegët bëjnë deklaratën bomb për ‘sëmundjen’ e Luizit
Bën xhiron e rrjetit, kolegët bëjnë deklaratën bomb për ‘sëmundjen’ e Luizit
0

Bën xhiron e rrjetit, kolegët bëjnë deklaratën bomb për ‘sëmundjen’ e Luizit

0
0

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli para pak javësh ka befasuar publikun dhe banorët me deklaratën, rreth sëmundjes së tij.

Mirëpo situata u komplikua akoma më tepër pasi këngëtari mohoi faktin se historia e sëmundjes që i kishte rrëfyer Kiarës lidhej me të, duke e adresuar për tek shoku i tij i ngushtë.

Edhe pse asnjëherë kjo çështje nuk u zbardh plotësisht, Luizi menjëherë pas kësaj fitoi menjëherë mbështetjen e publikut.

Së fundmi historia e sëmundjes së tij, është rikthyer edhe një herë në vëmendje pasi ditën e sotme kanë dalë të tjera detaje në Fan Club e këtë herë nga kolegët e tij.

Dy noterë shumë të njohur, Artan Treska, ish-kryetar i Dhomës së Noterëve të Tiranës dhe Fatmir Laçej, nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve, kanë reaguar ekskluzivisht për “Fan Club”, duke treguar arsyen se pse Luiz Ejllit i është hequr licenca e noterit në vitin 2021 dhe hedhin dritë për herë të parë për mënyrën se si Luizi e ka përdorur kartën e sëmundjes edhe më herët.

Sipas avokatëve, përmes një kërkese zyrtare, Luizi ka kërkuar lekë nga Dhoma e noterisë dhe ka përfituar një fond prej 2 milion lekësh të vjetra.

Mirëpo edhe kjo deklaratën nuk shpjegon qartë vërtetësinë e sëmundjes së rrallë të këngëtarit.

Linku: https://youtu.be/Saiqw8F0WPs

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/luiz.ejlli/