Home ShowBiz Granit Xhaka u shpall lojtari më i mirë i vitit në Zvicër
Granit Xhaka u shpall lojtari më i mirë i vitit në Zvicër
0

Granit Xhaka u shpall lojtari më i mirë i vitit në Zvicër

0
0

Granit Xhaka është shpallur lojtari i Vitit i Kombëtares së Zvicrës për vitin 2022.

Mesfushori nga Kosova u nderua në “Natën e Futbollit të Zvicrës”, një ngjarje e organizuar nga Federata Zvicerane e Futbollit dhe Liga Zviceriane e Futbollit në Casino Bern.

Mesfushori ynë shijoi një vit të suksesshëm  me ngjyrat e vendit të tij dhe u paraqit në të 13 ndeshjet e kombit të tij gjatë vitit kalendarik.

“Falënderoj edhe ata që nuk besuan tek unë, sepse më kanë shtyrë gjithmonë. Tre vjet më parë isha në Arsenal dhe tani jam këtu si lider. Çmimi do të thotë shumë për mua”, u shpreh Xhaka pas fitimit të çmimit.

Graniti mori trofeun për herë të dytë në karrierën e tij në Bernë të hënën mbrëma, pasi e kishte bërë këtë më parë në vitin 2017, dhe shkoi në Instagram për të falënderuar, duke thënë: “Shumë krenar që jam shpallur lojtari i vitit në Zvicër.

Linku: https://www.arsenal.com/news/xhaka-crowned-switzerlands-player-year#:~:text=Granit%20Xhaka%20has%20been%20named,matches%20during%20the%20calendar%20year.

Burimi i fotos:unsplash.com

tags: