Home ShowBiz ‘Çmendet’ Wanda Nara, lidhet me ish-shokun e martuar të Icardit
‘Çmendet’ Wanda Nara, lidhet me ish-shokun e martuar të Icardit
0

‘Çmendet’ Wanda Nara, lidhet me ish-shokun e martuar të Icardit

0
0

Pasi Wanda Nara dhe Mauro Icardi u ndanë vitin e kaluar, u ndezën thashethemet për lidhjen e saj me këngëtarin L-Gante.

Por këtë javë shumë media janë duke përfolur për një romancë me biznesin argjentinas dhe me ish-bashkëlojtarin e Icardit, Keita Balde.

Të dy lojtarët kanë luajtur së bashku në skuadrën e Inter-it në të kaluarën.

Jordi Martin ka zbuluar se Wanda dhe Balde kanë bërë një udhëtim së bashku në Dubai.

“Sipas asaj që më thonë nga rrethi i Icardit, ajo ka ikur me një futbollist, ish-shok skuadre i Icardit, Keita Balde”.

Gazetari argjentinas theksoi gjithashtu se Wanda Nara dhe Icardi janë përpjekur të rikthehen bashkë.

Megjithatë, sulmuesi i Galatasaray i ka mohuar këto thashetheme dhe ka zbuluar se ish-shoku i tij i skuadrës po i dërgonte mesazhe Wandës.

“Nesër do të të ruaj thashethemet, që të kesh kohë për diçka tjetër”, ka shkruar Icardi në Instagram.

“Kam edhe mesazhet, fotot dhe gjithçka që ai i ka dërguar përmes mesazheve private në Instagram sepse ma ka dërguar vetë gruaja ime (natyrisht që nuk do t’i publikoj)”, ka vijuar ai.

Balde është i martuar dhe ka një djalë me gruan e tij Simona, e cila ka postuar një foto me të gjithë familjen të cilën edhe futbollisti e ka shpërndarë.

Linku: https://www.marca.com/en/lifestyle/celebrities/2023/01/26/63d2a8dbca4741a5188b459e.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CnBCLIDOuAx/?igshid=YmMyMTA2M2Y=