Diola ditën e djeshme ka befasuar me deklaratën e saj.
Teksa ka qënë në dhomën e ndenjes, duke diskutuar me Tean ajo është shprehur se ka rënë në dashuri me një 77-vjeçar.
Fillimisht Diola ka pohuar se tek një mashkull e tërheq inteligjenca e tij më shumë sesa fiziku.
Ndërsa ka vijuar duke treguar se pasi këtë situatë ua ka rrëfyer mikeshave të saj, në atë moment ka zbuluar gjithashtu moshën e madhe të personit në fjalë.
“Unë këtë kam problem edhe me meshkujt, nuk mundem të dashurohem dot vetëm me fizikun. E kam shumë të rëndësishme edhe me mendje. Ai ishte aq i zgjuar. Kur shikoja sytë e tij, sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha mikeshave të mia “Kam rënë në dashuri”, i tregonte Diola Deas.
“Ti je e çmendur, ai 77 vjeç”, tregoi Diola se si iu përgjigjën mikeshat.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CoYAjs5tCBR/?utm_source=ig_web_copy_link