Home ShowBiz Nga Beniadën deri tek vëllezërit Veshaj, Einxhel Shkira zbulon raportet dhe mundësitë e dyta
Nga Beniadën deri tek vëllezërit Veshaj, Einxhel Shkira zbulon raportet dhe mundësitë e dyta
0

Nga Beniadën deri tek vëllezërit Veshaj, Einxhel Shkira zbulon raportet dhe mundësitë e dyta

0
0

Einxhel Shkira është një nga personazhet më të komentuara në rrjet.

Eksperienca e saj në edicionin e kaluar të “Big Brother VIP” si më pas romanca me Dj Dagz dhe shtatzënia e vendosën atë në qendër të vëmendjes së publikut.

Së fundmi moderatorja ka qënë e ftuar në emisionin “Zemër Luana” ku ka zbuluar shumë të pathëna rreth jetës së saj apo marrëdhënieve me ish-banorët e BBV.

Në sfidën e Paintball, Einxhel ka folur për rapotet e saj me disa nga personazhet e njohur të publikut.

Mes tyre emrat më të spikatur, Semi, vëllezërit Veshaj dhe Beniada.

Gjatë lojës moderatorja është pyetur nga këngëtarja Anxhela Peristeri nëse do të merrte një ftesë nga vëllezërit Veshaj për bashkëpunim, cila do të ishte përgjigjia e saj.

“Dua të shoh kontratën dhe sa është pagesa pastaj flasim”, është përgjigjur Einxhel pa hezitim duke e lënë të nënkuptuar që nuk ka ndryshuar asgjë në raportin e saj me ta.

E ndërsa për arsyen pse ishte zënë me Beniadën Einxhel u përgjigj duke u shprehur se është e gatshme për një shanc të dytë të miqësisë së tyre.

“Nuk jemi zënë asnjëherë me Beniadën. Nuk ka pasur konflikte, sherre. Ka qënë një hatërmbetje nga ana ime dhe kemi folur para disa ditësh me njëra-tjetër.

Linku: https://youtu.be/XR7cBUv5Dxw

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CkGgZRzDT22/?utm_source=ig_web_copy_link