Home Lifestyle Parashikimi i motit, 16 shkurt 2023
Parashikimi i motit, 16 shkurt 2023
0

Parashikimi i motit, 16 shkurt 2023

0
0

Sipas MeteoAlb, orët e shumta me diell do të jenë mbizotëruese në të gjithë vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës. Ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet që të ketë kalime të pakta dhe të përkohshme të vranësirave në zonat Veriore dhe Lindore.

Por pjesa më e madhe e Ultësirës Perëndimore parashikohet që edhe gjatë pjesës së dytë të ditës do të jenë në dominimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com