Home ShowBiz Dikur e kërcënoi ashpër, Luizi habit me veprimin ndaj Dea Mishel
Dikur e kërcënoi ashpër, Luizi habit me veprimin ndaj Dea Mishel
0

Dikur e kërcënoi ashpër, Luizi habit me veprimin ndaj Dea Mishel

0
0

Dalja e Efit nga gara e “Big Brother VIP” e tensionoi tepër raportin e Luizit me Dea Mishel, e cila si një avantazh të saj zgjodhi të vendoste në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin.

Mirëpo mesa duket koha i ka ulur gjakërat dhe ka sjell paksa paqe mes tyre.

Gjatë Prime-t të kaluar, banorët morën kostume dhuratë nga linja e Lori Hoxhës.

Vëllai i madh u kujdes që banorët përveç muzikës të kishin edhe një aparat fotografik, për të kapur disa momente mes tyre.

Duke qënë fotograf në profesion, Pirro realizoi disa foto shumë të bukura të banorëve.

Mes tyre ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte fotoja e Deas dhe Luizit, të cilët u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin teksa Luizi e puthte atë.

 

Linku: https://www.instagram.com/stories/deamichellee/3042376922940372920/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/